Politike

“Po sulmon brutalisht ambasadorët”, Presidenca i përgjigjet Ballës: Je shumë i zënë me punët e Kongresit, lexo deklar

25 Shkurt 2020, 12:22 Nga DOSJA
“Po sulmon brutalisht ambasadorët”, Presidenca i

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklarave të kreut të Grupit të PS, Taulant Balla, se Ilir Meta ka bërë deklarata brutale kundër ambasadorëve. Blushi në një reagim në Facebook, i drejtohet Ballës duke thënë se po vazhdojnë të keqpërdorin dhe po fshehin të vërtetën e grushtit të shtetit.

Më tej Blushi shkruan se socialistët po vjedhin dhe thonë që e bëjnë me mbështetjen e ambasadorëve, ndaj këta të fundit nuk reagojnë. “Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike”, shton më tej zëdhënësi.

POSTIM I PLOTË

I dashur Tao Tao, Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE. Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit. Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat! Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?! Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët! Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?! Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët! Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE. Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat është shprehur se Meta ka humbur kredibilitetin për të qenë President dhe duhet të shkarkohet. Më tej Balla tha se Meta ka sulmuar brutalisht ambasadorët dhe kjo gjë është e papranueshme. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta sulmon ambasadoret taulant balla tedi blushi ilir meta meta sulmon ambasadoret taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2020, 08:01

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta...