Politike

Meta kundër ish-ambasadorëve Lu e Vlahutin: U puthën në buzë kur u miratua Reforma në Drejtësi

25 Shkurt 2020, 07:29 Nga DOSJA
Meta kundër ish-ambasadorëve Lu e Vlahutin: U puthën në

TIRANË- Presidenti Ilir Meta prej kohësh ka përmmendur dhe me emër amabasadorë, të cilët sipas tij nuk po bëjnë punën e tyre në Shqipëri, por janë bërë palë me Edi Ramën dhe maxhorancën. I ftuar ditën e djeshme në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo, Meta shigjetoi ish-ambasadorët e SHBA dhe BE që kanë qenë në Shqipëri, ku u miratua me 140 vota Reforma në Drejtësi.

Kreu i Shtetit, foli për Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe tha se ata ishin puthur në buzë kur u miratuan ndryshimet dhe nuk pret zgjidhje prej tyre, pasi në karrierën e tyre punojnë në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension.

Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus. Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension.

Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona të përditshme. Prandaj unë kam thirrur popullin dhe duhet të thotë fjalën e tij dhe unë kam besim se do ta thotë”, u shpreh Meta.

Reforma në Drejtësi është miratuar në vitin 2017 mes debateve dhe akuzave të shumta nga palët. Në atë kohë flitej dhe për presion të shtuar ndërkombëtar që deputetët edhe pse mund të ishin kundër ishin të detytuar që të votonin Reformën në Drejtësi me konsensus dhe në fund ashtu ndodhi, ndryshimet kaluan me 140 vota.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald lu ilir meta meta kunder ambasadoreve romana vlahutin donald lu ilir meta meta kunder ambasadoreve romana vlahutin

Sondazh

Poll