Politike

Shehu sfidon Manastirliun: Karantina është gënjeshtër, me merr mua dhe Fevziun e na dërgo ta shohim me kamër

24 Shkurt 2020, 21:57 Nga DOSJA
Shehu sfidon Manastirliun: Karantina është gënjeshtër, me

TIRANË– Ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është shprehur se karantina e deklaruar nga qeveria për koronavirusin në Shqipëri nuk ekziston. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Shehu tha se nuk e beson fare këtë gjë dhe kërkoi që menjëherë të shkojë dhe ta shihë vetë me sytë e tij karantinën. Ai i kërkoi Blendi Fevziut që të fuste në lidhje live ministren Manastirliu dhe t’i kërkonte asaj që t’i merrte të dy e t’i çonte të karantina.

“Unë them që nuk ka karantinë. Le të dalin këta të japin informacion të plotë. Është një gënjeshtër. E ftoj ministren të na tregojë karantinën. Të na marrë mua e ty e të na çojë të shohim karantinën. Alarmi është dhënë që në janar dhe asgjë nuk është bërë që atëherë. Dhe akoma sot,  nuk po tregohet ku është karantina. Është një koncept që godet transparencën. Po ta them unë që nuk ka. As në 3D nuk ka karantinë. Ftoj zonjën ministre të dalë me kamera dhe të shkojmë ta shohim,”- tha Shehu duke ngritur tonet.

Hajde më lidhni me ministrinë. Shpejt. Shehu dëshiron që ta shikojë vetë karantinën,”- tha Fevziu por në anën tjetër nuk u bë lidhja.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 7 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja Manastirliu dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu ogerta manastirliu tritan shehu blendi fevziu ogerta manastirliu tritan shehu

Sondazh

Poll