Aktualitet

Dhunuan dhe grabitën çiftin në Maqellarë. Policia arreston 5 persona, mbetet në kërkim një prej të dyshuarve

25 Shkurt 2020, 07:44 Nga DOSJA
Dhunuan dhe grabitën çiftin në Maqellarë. Policia arreston

DIBËR- Policia ka arritur që të zbardhë ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Çernenë të Maqellarës, ku u dhunua dhe u grabit çifti, Rrahman dhe Hasije Dule. Më anë të dy njoftimeve Policia njofton se ka arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit të grabitësve. 

Në njoftimin e parë blutë e Dibrës bënë me dije se në pranga kanë rënë A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç. Ndërkohë pak minuta më vonë në pranga ra dhe K. B., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim bashke me A. G., 30 vjeç, pasi akuzohen se janë bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.

NJOFTIM I PARË

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur në datën 22.02.2020, ku disa persona vodhën me dhunë sende me vlerë në një banesë. Finalizohet me sukses operacioni policor “Maqellara” Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale dhe hetimore, Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje. Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht: A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër. Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë. Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C. Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”

NJOFTIMI I DYTË

Vijon operacioni policor “Maqellara”. Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 2 shkurt, në një banesë. Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë. Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin : K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Mëngjesin e djeshëm 6 persona të maskuar grabitën dhe dhunuan çiftin Dule në Maqellarë të Dibrës. Gjithçka ndodhi në 5 minuta, që nga momenti që autorët hynë në banesë, dhunuan,  grabitën çiftin dhe u larguan. Gruaja deklaroi në polici se autorët  pasi i dhunuan u morën lekë dhe florinj.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne diber hasije dule rrahman dule grabitje ne diber hasije dule rrahman dule

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 10:05

Ballsh-Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar tërheqjen e një page nga llogaritë bankare, pasi deklaruan se kërkuan 3 paga nga kompania, jo një. Të zemëruar ata u ...

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 08:51

Lezhë- Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale F.M pasi dje në lagjen “Besëlidhja” goditi disa herë me thikë Anton Shytin, i cili është ...