Art&Argëtim

Dy të preferuarit e çdo vajze shqiptare, ja çfarë i lidh Ledri Vulën edhe Lorik Canën

5 Shkurt 2019, 11:49 Nga DOSJA
Dy të preferuarit e çdo vajze shqiptare, ja çfarë i lidh

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka zbuluar lidhjen e gjakut me reperin në një intervistë për emisionin “SevenBizz”.  Kur është pyetur se cilin zgjedh mes dy reperëve të mirë të momentit, Unikatilit dhe Ledrit, Cana është “justifikuar” duke treguar se me Ledrin e lidhin edhe marrëdhënie të tjera, ndaj do të zgjidhte atë. 

 “Unë dhe Ledri jemi kushërinj të largët. Unë nënën e kam Vula. Nëna ime me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë”,– është shprehur Loriku.

I pyetur se çfarë mendimi ka për artistët shqiptar, kryesisht për reperat e momentit, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka vlerësuar Ledrin dhe këngët e tij, por nuk ka lënë pas edhe vlerësimin e tij për Unikatilin. Cana ka treguar gjithashtu se këngëtarja e tij e preferuar është Elvana Gjata dhe se i dëgjon me dëshirë këngët e saj çdo moment.

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

showbiz showbiz #lorikcana #ledrivula #sevenbizz #lorikcana #ledrivula #sevenbizz

Sondazh

Poll