Bota

Frika nga koronavirusi/ Asnjë besimtar nuk i shkon në meshë, prifti në Xhenova gjen zgjidhjen për të qenë pranë tyre (FO

25 Shkurt 2020, 09:33 Nga DOSJA
Frika nga koronavirusi/ Asnjë besimtar nuk i shkon në meshë,

Itali- Frika se mund të preken nga koronavirusi ka bërë që italianët ‘të ngujohen’ në shtëpi. Kjo duket qartë edhe në Xhenova të Italisë, ku prifti Don Xhakomo Martino, e zhvilloi meshën në kishën San Tomasos, pa asnjë të pranishëm në sallë. Por, ai këtë meshë e transmetoi drejtpërderjtë në Facebook dhe Youtube. Po kështu, prifti ka marrë vendimin që deri në 1 mars, do të zhvillojë meshën në këtë mënyrë, çdo ditë në orën 18:30 live në Facebook dhe Youtube.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi genovatoday.it

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota don xhakomo martino koronavirusi ne itali don xhakomo martino koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll