Bota

16 të infektuarit, mes tyre edhe foshnja 3 mujashe në Vietnam shërohen nga koronavirusi

25 Shkurt 2020, 09:10 Nga DOSJA
16 të infektuarit, mes tyre edhe foshnja 3 mujashe në Vietnam

VIETNAM– Koronavirusi ka prekur edhe Vietnamin ku deri më tani është mësuar se ka prekur 16 pacientë mes tyre edhe një foshnje 3 mujashe.

Sipas mediave të huaja nga ky virus vdekjeprurës që u përhap në Kinë, ka infektuar 16 njerëz në Vietnam, ku fatkeqësisht mes  tyre është edhe një fëmijë 3 muajsh.

Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vend të gjithë të infektuarit janë shëruar, dhe janë larguar nga spitali.

Ndërkohë në Vietnam mbi  1200 teste të realizuara për Koronavirusin kanë dalë negativë. Ndërsa autoritetet përkatëse në vend  gjatë kohës së shpërthimit të virusit për ta shmangur gjithmonë e më shumë bllokuan një komunë, Son Loi në provincën Vinh Phuc, 40 kilometra larg Hanoit.

Ndërsa raste të reja me koronavirus nuk janë regjistruar më, ku mesa duket gjendja po përmirësohet.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë e gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 230. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi: bangkokpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sherohen 16 persona ne vietnam vietnamin sherohen 16 persona ne vietnam vietnamin

Sondazh

Poll