Bota

FOTO+VD/ Protestë kundër kampit të refugjatëve në Lesvos dhe Kios, banorët dhunojnë kryebashkiakun dhe priftin e zonës

25 Shkurt 2020, 08:50 Nga DOSJA
FOTO+VD/ Protestë kundër kampit të refugjatëve në

GREQI- Banorët e ishujve Kios dhe Lesvos janë ngitur në protesta kundër vendimit të qeverisë për të ngrtiur aty kampe të reja për refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme. Sipas mediave vendase protesta e banorëve është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit, kur ka mbërritur dhe anija me refugjatë .  

Ata kanë nisur sulmet, por Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, duke lënduar disa prej tyre. Mediat në vend bëjnë me dije se gjatë përleshjeve pati dhe lëndime ku kryebashkiaku i Kiosit Stamatis Karmantzis dhe prifti dhe presidenti i Asamblesë të Klerit të Kiosit u dërguan në spital.

Banorët grekë të dy ishujve janë kundër politikës greke të Athinës për emigrantët dhe thonë se janë mbipopulluar nga emigrantë nga Lindja.

Greqia ka  momentalisht një kamp refugjatësh në Lesvos i cili është projektuar për 3 mijë veta, por deri tani numri i të akomoduarve aty, ka shkuar në 18 mijë. Për këtë arsye qeveria greke ka planifikuar të bëjë kampe të tjera në ishujt Lesvos, Kios, Samos, Kos dhe Leros.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greket kunder emigranteve protestë në greqi greket kunder emigranteve protestë në greqi

Sondazh

Poll