Sport

VIDEO: Shkëndijës nuk i ecën, ky aksion ua heq trurin tifozëve kundër Sileksit

23 Shkurt 2020, 21:00 Nga DOSJA
VIDEO: Shkëndijës nuk i ecën, ky aksion ua heq trurin

Shkëndija sot nuk fitoi dot ndaj Sileksit, ndeshje që u mbyll pa gola. Lojtarët e trajnerit Ernest Gjoka nuk patën as fatin me vete, teksa goditën shtyllën dhe traversën në një aksion të vetëm.

Ishte minuta e 85-të e ndeshjes, kur kuqezinjtë nga Tetova iu afruan shumë golit të avantazhit. Goditja e parë e kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut u ndal në shtyllë, teksa aksioni vijoi dhe Alimi goditi traversën me kokë.

Shkëndija u përpoq sërish në po të njëjtin aksion, por gjuajtja e miqve kaloi ngjitur me shtyllën e dytë të portës së Sileksit. Kështu, Shkëndija lë dy pikë dhe ndodhet 10 pikë larg Vardarit kryesues. Për më tepër, shihni VIDEO.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksion shkendija video aksion shkendija video

Sondazh

Poll