Politike

Denoncimi i PD: Qeveria po kthen spitalin e Kavajës në karantinë, janë në paligjshmëri dhe po rrezikojnë jetën e banorë

23 Shkurt 2020, 20:06 Nga DOSJA
Denoncimi i PD: Qeveria po kthen spitalin e Kavajës në karantinë,

TIRANË– Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ka denoncuar nisjen e punimeve në spitalin e Kavajës për ta kthyer në karantinë. Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruan se sot në reaprtin e patologjisë ka nisur punët, dhe për të janë bërë me Ministrisë së Shëndetësisë. Më tej Bardhi shkruan se zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë. Kjo është papërgjegjshëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve. Ky është një provokim i rëndë me Kavajën! I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!“, shkruan Bardhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frika nga koronavirusi gazment bardhi koronavirusi ne shqiperi spitali i kavajes ne karantine frika nga koronavirusi gazment bardhi koronavirusi ne shqiperi spitali i kavajes ne karantine

Sondazh

Poll