Politike

"PD është në veprim", Zhupa takim me strukturat në Sarandë: Më pranë qytetarëve dhe më të vendosur se kurrë përballë regjimit

Zhupa theksoi se në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.

3 Prill 2026, 19:43 Nga E. D
"PD është në veprim", Zhupa takim me strukturat në
Ina Zhupa

TIRANË- Drejtuesja politike rrethit të Sarandës, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka  zhvilluar një takim me strukturat e degës në Sarandë. Me anë të një postimi nç Facebook, Zhupa bëri me dije se gjatë takimit u diskutua forcimi i organizimit, hapja e procesit zgjedhor dhe nisja e anëtarësimeve të reja, si dhe mobilizimi për protestën e 17 prillit.

Zhupa theksoi se në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Me kryesinë e Partisë Demokratike Sarandë! U diskutua mbi hapat organizativë në funksion të forcimit të strukturave dhe rritjes së përfaqësimit në çdo nivel.

Hapëm zyrtarisht procesin zgjedhor për rinergjizimin e strukturave në terren, një moment i rëndësishëm që garanton një qasje të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të gjithë anëtarësinë.

Njëkohësisht, nisim edhe një fushatë të re anëtarësimesh, me synimin për të zgjeruar dhe fuqizuar më tej bazën tonë, duke afruar energji dhe zëra të rinj në parti.

Në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.

Gjithashtu, u theksua mobilizimi për protestën e 17 prillit, një moment kyç për të reaguar dhe për të kërkuar ndryshim dhe një qeveri tranzitore. Për një Parti Demokratike më të fortë, më pranë qytetarëve dhe më të vendosur se kurrë përballë regjimit!/Dosja.al

ina zhupa

Sondazh

Poll