Politike

"Po ata ku janë, mos po flenë"/ Rama ironizon opozitën: Luli flinte, këta rrijnë nëpër kafe dhe pastaj ankohen...

Më tej, Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se ata rrijnë nëpër kafe dhe pastaj ankohen.

3 Prill 2026, 17:31 Nga E.d
"Po ata ku janë, mos po flenë"/ Rama ironizon opozitën:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të kaluara është një rezultat me rritje jo me rënie. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se nga 12 qarqe që ka Shqiëpria 10 me rritje dhe 2 me rënie.

Më tej, Rama ironizoi opozitën duke thënë se ata rrijnë nëpër kafe dhe pastaj ankohen. Në fund, lideri i PS-së tha se do të vazhdojë rritja e pensioneve.

"Dua të them që nuk e di nuk i kam numëruar i sati është ky takim që po bëjmë me Ogertën. Rezultati i zgjedhjeve të kaluara është një rezultat me rritje jo me rënie. Jam mirënjohës për punën që keni bërë. Nga 12 qarqe që ka Shqiëpria 10 me rritje, 2 me rënie. PS ka barrën të realizojë një mundësi që për herë të parë Shqipërisë i ka ardhur në dorë. Asnjëherë nuk  i ka buzqëesghur fati shqiptarëve si tani. E kanë menduar shqiptarëve se po u buzëqesh, rezultoi jo rruga e lumturisë, por e shkatërrimit. E kanë menduar kur u çliruan nga diktatura dhe u bënë njerëz të lirë. Por në fakt ishte përsëri një moment kur si në rastin e partë fituam lirinë, por nuk kishte njeri respekt për ne.

Na pranuan me nënqeshje dhe nga halli kur ju vajtëm në brigje dhe nëpër dyer. Na trajtuan si mos më keq si kundër dhe Shqipëria vetë nuk imponoi asnjë lloj respekti. Nuk jemi vetëm që duam të bëhemi pjesë e BE-së por edhe Be do të na bëjë pjesë. Jo vetëm me fjalë. Tani ata e besojnë këtë gjë e duan këtë gjë dhe ne fituam respekt dhe besim. Të shfrytëzojmë këtë kohë për sa kohë ata e kanë derën hapur. Isha me disa të rinj, u çua një student aty dhe tha po mirë, unë dakord çfarë fitoj nga kjo. Po të dua të iki jashtë iki. I thashë duhet të mësosh patjetër që shkonë jashtë por sapo të zbresësh je i huaj. Momenti kur bëhemi pjesë e BE, je vendas. Këtu është atdheu, ndërsa vendi është gjithë Europa. Nuk ka vetëm kuptim simbolik. Kur shkon në universitet, nuk ke më një tarifë 10 fish më të lartë, por njësoj si ata që janë aty.

Ndodh që Shqipëria merr një asikuracion, demokratik. Sepse bëhet një vendi BE-së pavarësisht se ça thonë njerëzit që ankohen për gjëra që nuk shkojnë, është një vend me garanci siguracione. Prandaj është i gjithë ky proces me drejtësinë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na ka ardhur ne në dorë që të bëjmë histori. Ky proces lidhet me fillimin e punës së zgjedhjeve të ardhshme. Ata ku janë ata? Në këtë orë? Mos janë duke flejt gjumë., se Luli po, po ata të tjerët. Janë nëpër kafe shtëpi. Nuk janë duke bërë një takim. Pastaj thonë jo patronazhistët. Ca patronazhistësh? Ju jeni. Tani fillojmë rritjen e sistemit të pensioneve," tha Rama./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll