Politike

“Nuk e kanë idenë çfarë dëmi po i bëjnë procesit”/ Rama: KE-në nuk e gënjejë dot, pasi ajo ka një ushtri që monitoron çdo fushë 

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se Komisioni Europian nuk gënjehet dot, pasi ata e monitorojnë çdo fushë në mënyrë konstante. 

3 Prill 2026, 17:34 Nga E.d
“Nuk e kanë idenë çfarë dëmi po i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli edhe për denoncimet në Bruksel të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se procesi në BE ka dy faza. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se Komisioni Europian nuk gënjehet dot, pasi ata e monitorojnë çdo fushë në mënyrë konstante. Ai theksoi se opozita nuk e ka idenë çfarë dëmi po i bëjnë integrimit në BE.

Edi Rama: 2030 është një vit i arsyeshëm. Kaq e tmerrshme që njerëz që kanë mundësi të flasin me këdo qoftë në gjuhë të huaj, njerëz që japin intervista në media të huaj, që komunikojnë me grupe parlamentare pavarësisht se përfaqësojnë forca opozitare, nuk e kanë idenë çfarë dëmi bëjnë dhe nuk interesojnë fare, ku nuk lenë gurin pa lëvizur që të fusin dyshimin te Shqipëria, fusin dyshimin te procesi.

Për KE këto nuk pijnë ujë. KE i ndjek të gjitha 24 orë në 7 ditë në javë, kanë një ushtri me njerëz që mbajnë shënime për çdo fushë. Ata nuk i gënjen dot. Ta çojmë deri në fund këtë gjë dhe mundësitë i kemi./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll