Politike

FOTOLAJM/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, Musliu i bllokon mikrofonin Kurtit, Salihu i heq flamurin nga foltorja

Teksa Kurti po fliste në foltoren e Kuvendit, Musliu është ngritur në në këmbë dhe ka shkuar tek foltorja. 

3 Prill 2026, 18:33 Nga E. D
FOTOLAJM/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, Musliu i bllokon mikrofonin
Albin Kurti, Ganimete Musliu

KOSOVË- Tensione të ashpra ka pasur në Kuvednin e Kosovës. Mësohet se, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka hequr mikrofonin gjatë fjalimit kryeministrit Albin Kurti. Teksa Kurti po fliste në foltoren e Kuvendit, Musliu është ngritur në në këmbë dhe ka shkuar tek foltorja. 

“A ka mundësi të kthehesh në temë kryeministër sepse i ke pasur katër vjet me qeverisë dhe nuk ke realizuar asnjë projekt. Kthehu në temë e mos na shit përralla. Thirre kabinetin qeveritar këtu dhe mbajeni rendin. Kryeministër kthehu në temë”, i ka thënë ajo Kurtit.

Pas përplasjeve, Kurti ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë institucionale dhe përgjegjësinë e përfaqësuesit të popullit. Ndërkohë, gjatë fjalimit, deputetja e PDK-së, Arbnore Salihu ia hoqi flamurin kombëtar nga foltorja./Dosja.al

ganimete musliu albin kurti tensione në kuvendin e kosovës

Sondazh

Poll