Politike

Rama: Personat me ndihmë ekonomike do të pajisen me kartë! Do të blejnë ushqime sipas listës

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se në këtë mënyrë grantohet  shuma e dhënë nga shteti shkon për ushqime, jo për gjëra të tjera si rakia dhe bixhozi.

3 Prill 2026, 17:28 Nga E.d
Rama: Personat me ndihmë ekonomike do të pajisen me kartë! Do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se të gjithë personat të cilët marrin ndihmë ekonomike do të pajisen me kartë, që të marrin ushqime në vende që ka kasë. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se në këtë mënyrë grantohet  shuma e dhënë nga shteti shkon për ushqime, jo për gjëra të tjera si rakia dhe bixhozi.

Rama foli edhe për pensionet, për të cilën tha se do të filloj rritja sistematike e tyre.

“Tani fillojmë rritjen sistematike të pensioneve, por nuk është diçka që nuk donim ta bënim, por nuk e bënim dot. Nuk i kemi mundësinë ta bënim sot, duhet të rrisnim ekonominë, e më pas të rriteshin pensionet

Në një vend që rritet korrupsioni nuk rriten mundësitë e shpërndarjes, nuk rriten të ardhurat nga Buxheti i Shtetit, nuk rriten pagat, pensionet, kështu siç i rrisim ne. Në janar filloi rritja x. me kalimin e viteve do të shtohet. Do të arrijmë në ato nivele pensionesh të arsyeshme për Shqipërinë.

Një program tjetër që do ta fusim shumë shpejt, është një program, që duke nisur tek familjet me ndihmë ekonomike, to pajisim me kartë që të marrin ushqime në vende që ka kasë, kështu të garantojmë atë që paguan shteti të shkojë për ushqimet bazë, sipas listës që do të bëhet, nuk do të shkojnë për raki as për bixhoz, ky është hapi i parë, kategoria e parë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama takim ps

Sondazh

Poll