Politike

Berisha: PD do kërkojë përgjysmim e ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës që është i zhytur në naftë

Sipas tij, nafta qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit.

3 Prill 2026, 19:12 Nga E. D

Berisha: PD do kërkojë përgjysmim e ngarkesës fiskale mbi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama po krijon kompani shtetërore për naftën, sepse do të marrë pjesën e tij. Duke folur në takimin e organizuar nga departamenti i Burimeve Natyrore në PD, Lideri i opozitës tha se PD qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale.

Sipas tij, nafta qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit. Berisha tha ndër të tjera, se ky është një problem madhor që opozita në parlament do dorëzojë amendamente dhe ligje, sikundër do kërkojë një hetim për autoritetin e konkurrencës, i cili është i zhytur në naftë.

"Pasojat janë shumë të rënda. Për herë të parë, ekonomia shqiptare është minorancë në kontributin e rritjes ekonomike. Nuk i detyrohet e gjitha naftës, por nafta ka rolin e saj të pazëvendësueshëm. Bujqësia shqiptare është në recesion. Industria në Shqipëri është në recesion. Kurse, Edi Rama mendon se këto do i kapërcejë me mashtrime. Ka dy javë që merret me naftën dhe mashtron, flet përçart, u thotë qytetarëve të kundërtat e asaj që janë, në një kohë kur ne për makinën paguajmë pothuajse sa Kosova veças, kurse ai mashtron pa i skuqur që ne ato i marrim tek nafta.

Nuk është e vërtetë. Situatë e vështirë. Konflikti në Lindjen e Mesme solli njëlloj si Covid-i, krizën. Sa do vazhdojë? Askush nuk mund ta përcaktojë, por Lindja e Mesme është rajoni me ndikim madhor në energjinë e botës, kjo është e sigurt, çka do të thotë se rritja e çmimit të energjisë do mbetet edhe për një kohë të pacaktuar. Ndaj dhe ndërhyrja është një emergjencë. Dhe nuk e zgjidh, imagjinoni edhe akcizën e ka të lidhur me inflacionin. E indekson me inflacionin.

Pra, PD qëndron e vendosur në hapin e parë përgjysmimin e ngarkesës fiskale.
Ne duhet të zbresim tek ngarkesa fiskale, të cilat garantojnë çmime të përafërta, por më të ulëta se sa në vendet e tjera përreth që nuk kanë një litër naftë dhe që nuk paguajnë transportin nga Durrësi në Prishtinë apo nga Durrësi në Tetovë.
Nafta pra qëndron si ndëshkim me taksat e saj mbi pensionistët në tërësi, mbi të gjithë qytetarët me rritjen e çmimeve të konsumit. Është një problem madhor kështu që ne në parlament do dorëzojmë amendamente dhe ligje, sikundër do kërkojmë një hetim për autoritetin e konkurrencës, i cili është i zhytur në naftë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll