Politike

Rama: Kemi fituar besim dhe respekt! Edhe BE do të na bëjë pjesë

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se nga 12 qarqe që ka Shqipëria 10 janë në rritje dhe vetëm 2 janë në rënie.

3 Prill 2026, 17:09 Nga E.d
Rama: Kemi fituar besim dhe respekt! Edhe BE do të na bëjë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se BE do të bëj Shqipërinë pjesë të saj. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët në Njësinë numër 3 në Tiranë, Rama u shpreh se nga 12 qarqe që ka Shqipëria 10 janë në rritje dhe vetëm 2 janë në rënie.

Ai tha se procesi i integrimit në Bashkimin Europian është shumë i rëndësishëm, ndërsa shtoi se ai sjell përfitime për qytetarët. 

“Nga 12 qarqe që ka Shqipëria 10 janë në rritje, vetëm 2 janë në rënie. PS ka sot barrën që të realizojë një mundësi, që për herë të parë Shqipërisë i ka ardhur në dorë. Unë mendoj që asnjëherë fati nuk i ka buzëqeshur Shqipërisë si sot. E kanë menduar shqiptarët që po iu buzëqesh kur u liruan nga diktatura dhe u bënë njerëz të mirë. Nuk duam vetëm ne që të bëhemi pjesë e BE, por edhe vetë ata. Shqipëria merr një asiguracion demokratik, sepse bëhet një vend i BE. Njerëzit harrojnë se sa shumë gjëra kanë falas nga ai proces. Janë institucionet që vendosin për njerëzit," tha Rama./Dosja.al

edi rama takim ps

Sondazh

Poll