Politike

"Na nisni pikat e dobëta", Rama-kryebashkiakëve: Plan për forcimin e infrastrukturës mbrojtëse

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se bëhet fjalë për kanalet, argjinaturat, hidrovoret, të cilat sipas tij janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e sistemit.

3 Prill 2026, 15:30 Nga E.d
"Na nisni pikat e dobëta", Rama-kryebashkiakëve: Plan
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama tha se në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes është bërë një dokument për krijim e një ure bashkëpunimi për rezistencën e infrastrukturës mbrojtëse. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se bëhet fjalë për kanalet, argjinaturat, hidrovoret, të cilat sipas tij janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e sistemit.

Në lidhje me këtë, ai u tha kryebashkiakëve që të paraqesin pranë ministrit Demo analizën e tyre për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes.

"Në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes kemi bërë një dokument për krijim e një ure bashkëpunimi për rezistencën i infrastrukturës kritike. Kam parasysh është infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e këtij sistemi. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, na duhet dhe do të duhet t’ia përcillni ministrit Demo analizën tuaj për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes.

Kemi të dhënat e ministrisë së Bujqësisë, kemi të dhënat e krizave që kanë kaluar më parë dhe nevojave të bëra me dije më parë, por duke pasur nga ju në një format shumë të thjeshtë pikat e dobëta dhe me prioritete kjo na ndihmon në planin për ndërhyrje që do rriten si rezultat i këtij formatimi. Duke futur në punë dhe ministrinë e Mbrojtjes qoftë në aspektin e financimit, por edhe të forcave. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme që të bëhen drejtpërdrejtë nga forcat xheneiere”, tha Rama.

 

edi rama takim ps

Sondazh

Poll