Politike

"Forcojmë kapacitetet e emergjencave", Rama: Po punojmë për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se po punohet për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave në hapësirat e bashkive që nuk janë zona urbane.

3 Prill 2026, 15:17 Nga E.d
"Forcojmë kapacitetet e emergjencave", Rama: Po punojmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama tha se Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashkëpunojnë për të fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se po punohet për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave në hapësirat e bashkive që nuk janë zona urbane.

Në lidhje me këtë, Rama tha se është e domosdoshme të ngrihet një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor.

“Ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor. Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Mbrojtjes kanë marrë detyrën të bashkëpunojnë për të fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat. Po punojmë për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave, gjë që e kemi bërë me dije sa i përket aspektit të përpunimit të mbetjeve, por flas për mbeturinat që përgjithësisht janë problem, sidomos në sezonin turistik, në hapësirat e bashkive që s’janë zona urbane. Për këtë, është e domosdoshme të ngrihet një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit dhe Pushtetit Vendor për të hartuar një plan afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë nga sensibilizimi masiv te hapat që duhen ndërmarrë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll