Politike

"Shikojini dhe përcaktoni..."/ Rama porosi kryebashkiakëve: Ndërtoni një plan muzealizimi të shtëpive të vjetra

Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka nisur një proces shumë të bukur për të muzeuar të gjitha godinat kulturore.

3 Prill 2026, 15:12 Nga E.d
"Shikojini dhe përcaktoni..."/ Rama porosi kryebashkiakëve:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama iu ka këshilluar kryebashkiakëve të ndërtojnë një plan muzealizimi të shtëpive të vjetra. Gjatë fjalës së tij në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u shpreh se Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka nisur një proces shumë të bukur për të muzeuar të gjitha godinat kulturore. Ai iu drejtua kryebashkiakëve duke iu thënë të identifikojnë shtëpitë që kanë potencialin për t’u bërë muze. 

Rama: Sa u takon muzeve. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka nisur një proces shumë të bukur për të muzeuar të gjitha godinat kulturore. Në çdo bashki që ka në zemër të vet një qytet të vjetër, ka shtëpia me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore, që janë të pabanuara ose të rrënuara, procesi do jetë marrja e pronës nga shteti dhe muzealiteti i tyre. Në Tiranë kemi disa prej tyre. Analizoini, shikojini dhe përcaktoni si procedura për të hyrë në këtë proces. Kemi shumë gjëra që mund të ekspozojmë.

Jemi një vend që ka në zemër të vet turizmin. Kemi fatin që e kemi turizmin të përqendruar në të gjithë territorin, por duhet të rrisin atraksionet. Mund të kemi muzeume të vogla për produktet. Ne nuk e kemi një muze të rakisë, verës apo vajit të ullirit shqiptar. Mund të shkohet në çdo drejtim që ka interes. Identifikoni shtëpitë që kanë potencialin për t’u bërë muze dhe në ndërkohë me njerëz të ditur në qytetet tuaja ndërtoni një plan muzealizimi të shtëpive të vjetra./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll