Politike

Një urë e re ekonomike mes Shqipërisë, Belgjikës dhe BE-së: Themelohet EUBACCI

Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues institucionesh, biznesi dhe agjencish belge si HUB Brussels dhe AWEX, duke krijuar një platformë dialogu ekonomik.

3 Prill 2026, 13:13 Nga I.A

Një urë e re ekonomike mes Shqipërisë, Belgjikës dhe

BRUKSEL- Në Ambasadën e Shqipërisë në Belgjikë u inaugurua Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë BE–Belgjikë–Shqipëri (EUBACCI), një nismë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve tregtare mes Shqipërisë, Belgjikës dhe BE-së.
Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues institucionesh, biznesi dhe agjencish belge si HUB Brussels dhe AWEX, duke krijuar një platformë dialogu ekonomik.

Presidentja e Dhomës, Eneida Rrapaj, prezantoi vizionin dhe misionin e EUBACCI, ndërsa Ambasadorja e RSH në Mbretërinë e Belgjikës, Albana Dautllari, theksoi mbështetjen e Ambasadës mbi këtë nismë me rëndësi për marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shqiptare si Laura Plaku, Drejtore e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Julian Adili, Drejtor i ADDRE, znj. Florensa Haxhi, Drejtore e Durana Tech Park, dhe z.Dritan Delija, Drejtor i TEDS Tirana, të cilët prezantuan mundësitë e investimit në Shqipëri për kompanitë belge dhe evropiane.

EUBACCI synon të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve dhe institucioneve, duke nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e informacionit dhe zhvillimin ekonomik. Themelimi i kësaj dhome përbën një hap strategjik për rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregjeve dhe përmirësimin e klimës së investimeve./Dosja.al

eubacci laura plaku dritan delija florensa haxhi

Sondazh

Poll