Bota

Spitali në “luftë” me Koronavirusin prej tre ditësh, lindin tre fëmijë në Padova  

23 Shkurt 2020, 15:32 Nga DOSJA
Spitali në “luftë” me Koronavirusin prej tre ditësh,

PADOVA– Mes natës së të shtunës dhe të dielës, në spitalin Schiavonia në Padova i cili është izoluar nga koronavirusi ka pasur edhe momente gëzimi. Në këtë spital  kanë lindur 3  fëmijë, mes tyre dy djem dhe një vajzë.

Pavarësisht masave të rrepta dhe sigurisë për stafin e pacientët, është bërë e mundur sjellja në jetë e 3 bebeve. Tre bebet, baballarët dhe nënat e tyre, kanë ktheyr gëzimin e lumturinë në të gjithë ambientin e spitalit, që po lufton Koronavirusin që nga e premtja që lamë pas.

Ndërkohë në Itali është përhapur paniku për marrjen e Koronavirusit që ka marër mbi 2300 jetë njerëzish në rang global.

Burimi:  tgcom24 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali lindin tre femiej ne spitalin e padoves padova koronavirusi ne itali lindin tre femiej ne spitalin e padoves padova

Sondazh

Poll