Bota

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima dhe 6 të plagosur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kumanovë

23 Shkurt 2020, 12:19 Nga DOSJA
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, 3 viktima dhe 6 të plagosur

KUMANOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Romanocë ka shpëthyer një bombël gazi ku për pasojë ka lënë të vdekur  3 viktima, ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Për shkak se shpëthimi ka qenë shumë i rëndë, 3 nga  personat e familjes kanë vdekur në vend ndërsa 6 të tjerë janë plagosur rëndë.

Këta të fundit janë  transferuar në spitalin e Kumanovës ku edhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Ndërkohë pas kësaj tragjedie në familjen maqedonase një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë së mëngjesit të sotëm.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 3 te vdekur ne maqedonine e veriut shperthen bombola e gazit ne kumanove 3 te vdekur ne maqedonine e veriut shperthen bombola e gazit ne kumanove

Sondazh

Poll