Bota

Rrugë të shkreta, asnjë s’del nga shtëpia/ Koronavirusi “paralizon” Italinë, tregtari i revoltuar në kulm: Na çau t

23 Shkurt 2020, 11:48 Nga DOSJA
Rrugë të shkreta, asnjë s’del nga shtëpia/

ITALI– Rrugët bosh! Shkollat bosh! Të gjithë të strukur në shtëpi. Kjo është panorama se si po e përballon Italia përhapjen e Koronavisurit.

Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, pronarët kanë mbyllur bizneset e tyre. Ndërsa shkollat janë pezulluar pasi rrezikohet përhapja e virusit mes fëmijëve.

I revoltuar nga koronavirusi është edhe një tregtar fruta-perimesh, i cili edhe pse kishte dalë për të punuar nuk ka mundur që të shesë asgjë pasi të gjithë janë izoluar.

“Ky koronavirus na çau tr*apin. Për fat të keq vetëm po avancon,”-u shpreh ai.

Makinat janë parkuar dhe askush nuk ndjehet i sigurt për të dalë nga shtëpia, në shenjë simbolike bizneset i kanë vënë maska edhe manekinëve.  

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 76 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll