Bota

Dy viktima dhe 132 të infektuar, Italia publikon rregullat bazë për t’u mbrojtur nga Koronavirusi

23 Shkurt 2020, 13:18 Nga DOSJA

ITALI– Koronavirusi kinez ka bllokuar Italinë ku deri më tani janë konfirmuar dy viktima, por numri i të prekurëve ka arritur në 132.

Për shkak të panikut të madh që është përhapur në vendin fqinj edhe Shqipëria është një vend mjaftë i rrezikuar nga virusi vdekjeprurës. Megjithatë pavarësisht se institucionet përkatëse ende nuk kanë konfirmuar se virusi ka prekur vendin tonë, paniku është i madh.

Edhe autoritetet italiane kanë publikuar ditën e sotme për qytetarët e tyre disa rregulla bazë të Organizatës Botërore të Shëndetit sesi duhet të kujdesemi për veten, në bazë të orientimit që ka bërë OBSH për Koronavirusin.

Rregullat që duhet të ndiqni: 

Larja e shpeshtë e duarve.

Nuk duhet të preken me duar sytë, hunda dhe goja.

Duhet të mbulohet hunda dhe goja kur teshtihet.

Duhet të shmanget kontakti i afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute.

Nuk duhet të merren antibiotikë, përveç rasteve kur rekomandohen nga mjeku.

Sipërfaqet duhet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Personat që dyshojnë se janë të infektuar, apo ndihmojnë persona të tjerë të infektuar, duhet të përdorin maskë.

Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin

Produket “Made in China” dhe pakot që vijnë nga Kina s’janë të rrezikshme.

Në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi dhe shfaqni shenja të sëmundjes, kontaktoni numrin e Urgjencës Kombëtare: 127

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 132 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 2 viktima ne itali koronavirusi ne itali 2 viktima ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll