Bota

Bullizohej nga shokët, 9-vjeçari me nanizëm realizon ëndrrën, shoqëron idhujt e tij të futbollit në fushën e blertë

23 Shkurt 2020, 11:48 Nga DOSJA
Bullizohej nga shokët, 9-vjeçari me nanizëm realizon

AUSTRALI– Quaden Bayles 9-vjeçari që bullizohej nga shokët dhe që me videon e tij preku zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën ka realizuar ëndrrën e tij.

Quande ka marrë një ftesë nga ekipi i tij i zemrës Nigiar All-Stars NRL për të shoqëruar lojtarët në fushën e blertë.

Të gjithë tifozët në stadium kanë shpërthyer në brohorima kur kanë parë Quanden duke ecur krah për krah me kapitenin Joel Thompson para ndeshjes kundër All-Stars Maori në stadiumin Cbus Super Stadium në Bregun e Artë.

9-vjeçari që pas publikimit të videos teksa i kërkonte nënës së tij një litar për të vrarë veten ka marrë mbështetje nga shumë njerëz në mbarë botën.

Kujtojmë që pas publikimit të videos që bëri xhiron e Botës,  u ngritën dyshime se ai nuk ishte  9-vjeç, por 18.  Pasi  në  një foto që po qarkullon në rrjet, ai shfaqet pranë një numri 18 dhe disa thonë se ka qenë ditëlindja e tij. Por në një postim të dytë u pa se ditëlindja është në fakt e një miku të tij që quhet Garlen dhe jo Quaden, siç quhet djaloshi. Me gjithatë shumë njerëz shprehën  solidaritetin e tyre, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit”.

Burimi: Metro

(D.K/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joel thompson quaden bayles quaden bayles realizon ëndrrën joel thompson quaden bayles quaden bayles realizon ëndrrën

Sondazh

Poll