Bota

Shkon në 120 numri i të infektuarëve nga Koronavirusi në Itali, izolohen 11 komuna

23 Shkurt 2020, 11:45 Nga DOSJA
Shkon në 120 numri i të infektuarëve nga Koronavirusi në

ITALI– Numri i rasteve të banorëve italian që janë prekur nga Koronavirusi ka arritur në 120 pre ditës së djeshme kur u konfirmuan edhe dy viktimat e para.

Ky lajm është konfirmuar nga vetë autoritetet italiane, pasi Koronavirusi është përhapur në 11 komuna të vendit duke treguar se virusi vdekjeprurës tashmë po “pushton” të  gjithë Italinë .

Shumica e rasteve janë përqendruar në rajonet veriore të Lombardisë (e cila ka 89 raste), Veneto, Emilia Romagna dhe Piemonte.

Mediat italiane shkruajnë se janë 90 raste të konfirmuara janë në Lombardi, 25 në Veneto, dhe 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti kinez), dhe në Piemonte.

Gjithashtu zyrtarët e shëndetësisë italiane pritet të mbajnë një konferencë për shtyp ditën e sotme për të treguar bilancet e sakta para publikut, sesa njerëz të prekur janë.

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 76 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

Burimi: cnn 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 120 te infektuar ne itali izolohen 11 komuna te itali koronavirusi ne itali virusi ne kine 120 te infektuar ne itali izolohen 11 komuna te itali koronavirusi ne itali virusi ne kine

Sondazh

Poll