Sport

Klopp justifikon United për Haaland: Dortmundi nuk bëri asgjë, kishte thjesht një numër

22 Shkurt 2020, 20:19 Nga DOSJA
Klopp justifikon United për Haaland: Dortmundi nuk bëri asgjë,

Jurgen Klopp i ka dalë në krah Manchester United-it, duke deklaruar se në janar nuk ishin “Djajtë e kuq” që dështuan në merkato për sulmuesin Haaland, por të gjitha klubet që e donin.

Kjo, për një arsye të thjeshtë. Norvegjezi donte minuta loje dhe njëkohësisht të luante në Champions League. Klubet si United, Liverpool, Barcelona apo ndonjë tjetër nuk i garantojnë minutat për një adoleshent.

“As ne nuk do ta kishim marrë te Liverpool. Haaland donte një ekip të nivelit të lartë, me një vend bosh në skuadër, sa më shpejt. Pra, Dortmundin. Ishte koha e duhur për verdhezinjtë. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, por ishin alternativa e duhur për një djalë që kërkon minuta. Dortmundi ka numrin 9. Ne të tjerët jo”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund haaland klopp dortmund haaland klopp

Sondazh

Poll