Sport

Barazimi që u përjetua si humbje!Olsi Rama shpërthen ndaj gjyqtarit: Partizanit iu vodh fitorja

22 Shkurt 2020, 20:21 Nga DOSJA
Barazimi që u përjetua si humbje!Olsi Rama shpërthen ndaj

TIRANË– Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, foli pas ndeshjes me Bylisin, për mediat, teksa shprehu rezerva në lidhje me gjykimin. Sipas Ramës, të kuqtë u vodhën në këtë përballje, teksa iu anulua një gol dhe goli i dytë i Bylisit, gjithmonë sipas drejtorit sportiv, nuk e kishte kaluar vijnë fatale.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin final dhe me lojën e ekipit. Përgëzime Bylisit për garën që bëri në “Air Albania”. Na i bëri të vështirë jetën gjatë 90 minutave. Mbase ekipi mendoi që me avantazhin e dyfishtë do ta kishte të lehtë. Ata nuk u dorëzuan asnjëherë dhe me thënë të drejtën nuk vodhën asgjë. Morën një pikë që merituan. Bylisi nuk vodhi asgjë, Partizanit iu vodh fitorja. Sepse iu anulua një gol i rregullt për një prekje të pa qënë me dorë. Ishte mbrojtësi i Bylisit që e çoi topin me kokë te Braun. Rezultati 3-1 do të ishte rrjedhë tjetër loje. Nga pamjet filmike që shikoj unë, më duket mëse e qartë që topi nuk e ka kaluar vijën. Të gjitha përpjekjet që Partizani bën që të nderojë një garë, të vijë të luajë në stadiumin më të mirë në Shqipëri, 2 herë është dënuar me gola fantazmë. Ky shikohet qartë, nuk e kuptoj si u ngrit flamuri. Topi jo vetëm që nuk kaloi i gjithi, por Belica e ka goditur me pjesën e sipërme të këpucës,”- tha Olsi Rama.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani-bylisi olsi rama partizani-bylisi

Sondazh

Poll