Sport

City mposht “Dhelprat” e vendit të tretë, Pepin e shpëton goli i Jesus

22 Shkurt 2020, 19:39 Nga DOSJA
City mposht “Dhelprat” e vendit të tretë, Pepin e

Manchester City i vendit të dytë ka mposhtur 1-0 Leicester City-n e vendit të tretë duke rritur avantazhin me rivalët direkt në renditje.

Pas një pjese të parë të dobët, ku City mund të kishte pësuar gol teksa Jamie Vardy, i cili ka shtatë ndeshje pa shënuar, ishte i pafat kur goditi shtyllën në një moment që doli vetëm për vetëm me Ederson.

Gjithashtu, duhet të ishte akorduar një penallti për vendasit kur Kevin De Bruyne kapi topin me krah, por VAR vendosi që të mos e jepte.

Pas pushimit, City fitoi një penallti, por Sergio Aguero ka shpërdoruar përsëri, kjo ishte penalltia e katërt radhazi e humbur nga Qytetarët. Ndërkohë kjo ishte penalltia e katërt e pritur nga Kasper Schmeichel në Premier League, ndërsa babai i tij legjenda e Man United Peter ka pritur vetëm tre.

Shpëtimtari i kampionëve në fuqi ishte Gabriel Jesus, i cili vetëm tre minuta pasi ishte futur në fushë gjeti golin e fitores.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leicester city man. city premier league leicester city man. city premier league

Sondazh

Poll