‘Shtëpitë po mbushen me shkumë deti e suva, ku ti fusim fëmijët?’/ Ramën s’e mbajnë nervat në Durrës, ua lë fjal
21 Shkurt 2020, 18:09Nga DOSJA
DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Durrës, ku edhe ka inspektuar nga afër rikonstruktimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sapo ka dalë jashtë, kreu i qeverisë është thirrur nga banorët e pallatit të cilët ishin mbledhur jashtë duke e pritur për t’i shpalosur shqetësimet e tyre lidhur me procesin e punës. Ata kanë pretenduar se tullat dhe disa pjesë të strukturës duhet të rivendoseshin të reja dhe jo të sovatoheshin sipër. Pasi ka dëgjuar ankesat e tyre numri një i maxhorancës, nuk ka insistuar shumë në kthimin e përgjigjeve por është larguar duke ua lënë fjalën në gojë.
PJESË NGA BISEDA:
Banorja:Jemi banorë të pallatit këtu…
Rama:Po tani po punohet…
Banorja:Brenda jo…
Rama:Po unë isha brenda, po punohet aty…
Banorja:Brenda shtëpisë time ishe?
Rama:Nuk e di kush është shtëpia jote…
Banorja:Në katin e dytë është shtëpia ime….
Rama:Po do ti vij radha se kanë filluar nga lart poshtë…
Banori: Po aty është mbushur bodrumi plot me ujë. Në katin e 11 janë tonelata hekura palestre. Mos na hidh hi syve o kryeministër. Kush na jep garanci që të futemi brenda? Po firmosi ndonjë do futem bashkë me tre fëmijët brenda.
Rama: Nuk e di palestrën dhe nuk shkova në bodrum, por po u them se bëhet nga lartë poshtë riparimi. As ti as unë nuk jemi ustallarë. Lejet janë dhënë dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po them që e pashë vetë. Nuk bëhet kjo brenda ditës. Ata nuk e dinin që do vija unë fare.
Banorja: Unë kam akt konstatimin që thotë se është i pabanueshëm por i riparueshëm. Ata e mbushin me shkumë deti dhe me suva. Ajo do hedhur në tokë e do bërë nga e para.
Rama: Po e kanë parë inxhinierët. Ti i njeh inxhinierët? Nga i dallon ti nga njerëzit e tjerë? Aaaa mirëë… *ikën
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa studentë tek Universiteti Politeknik në Tiranë. Në një postim në Faceb...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se për momentin e vetmja gjë që duhet të bëjë SPAK është të hetojë kr...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i kërkoi sot dorëheqjen, pasi sipas ka shkelur ligjin dhe do...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e ministres Etilda Gjonaj, pasi sipas tij ka shkelur ligjin me botimin e vendimit të KED në fle...
TIRANË- Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me biznesmenin nga Vlora, Zamir Kornuzi, i cili ishte pronar i firmës së grumbullimit që do merrte mbetj...
TIRANË- Një delegacion i opozitës jashtëparlamentare ka zhvilluar sot një takim me raportuesen e Shqipërisë në Parlamentin Evropian. Pas takimit ish-depute...
TIRANË- Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Shqipëri ku është takuar me aktorë të ndr...
TIRANË- Është zhvilluar sot në Tiranë, Konferenca “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë të Fondacionit Konrad Adenau...
Politike21 Shkurt 2020, 12:20
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda G...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, e cila është zhvilluar në bashkëpuni...