Politike

“Marrëzi e radhës”, Etilda Gjonaj i përgjigjet Presidentit: Jam e gatshme të të përgjigjem ligjërisht

21 Shkurt 2020, 14:16 Nga DOSJA
“Marrëzi e radhës”, Etilda Gjonaj i përgjigjet

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i kërkoi sot dorëheqjen, pasi sipas ka shkelur ligjin dhe do e kallëzojë në SPAK. Në një reagim në mediat sociale, Gjonaj shkruan se Presidentit do i përgjigjet ligjërisht dhe padinë e quan një marrëzi. Më tej shton se ajo është krenare që i përket Frontit të Reformës në Drejtësi dhe sipas saj Meta ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij dhe të askujt tjetër. 

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre! Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj në Twitter.

Meta kërkon dorëheqjen e ministres Etilda Gjonaj, pasi sipas tij ajo ka shkelur ligjin me botimin e vendimit të KED në fletoren zyrare. Kreu i shtetit ka paralajmëruar se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kreu i shtetit tha se Gjonaj ka humbur besimin e tij.

(A.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj ilir meta meta kerkon doreheqjen e gjonajt meta padit etilda gjonajn etilda gjonaj ilir meta meta kerkon doreheqjen e gjonajt meta padit etilda gjonajn

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2020, 12:20

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda G...