Politike

“Vjedhin të sëmurët”, Ogerta Manstirliu i përgjigjet Berishës, publikon FOTO të spitalit gjatë kohës së PD: Ky ësh

21 Shkurt 2020, 12:46 Nga DOSJA
“Vjedhin të sëmurët”, Ogerta Manstirliu i

TIRANË- Është zhvilluar sot në Tiranë, Konferenca “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë të Fondacionit Konrad Adenauer dhe të Partisë Demokratike. Gjatë konferencës, ish-kryeminsitri Sali Berisha, ka hedhur akuza kundër qeverisë duke thënë se e ka lënë shëndetësinë në një gjendje të keqe, që është si në kohën e Enver Hoxhës.

Këta shpikën Check-up dhe koncesionet duke vjedhur të sëmurët shqiptarë. Jo më larg se dje, në krye të qeverisë se nuk kemi mungesë mjekësh. Ky xhahil, ky cinik, ky injorant, nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se në Europë dhe në botë, numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sot koncesionet. Se sot bëhet fjalë në vendet e zhvilluara për një mjek në 300 banorë, në mos më pak, në vendet ish-komunistë një mjek në 400 banorë, kurse Shqipëria po shkon në një mjek në 1000 banorë me ikjen masive të mjekëve nga Shqipëria”, ishte kjo deklarata e Berishës.

Menjëherë pas këtyre akzuave nga ardhur një reagim nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga spitalet në kohën kur qeveriste PD. Në reagimin e saj ministrja shton se pamjet tregojnë vizionin e PD dhe tregon një spital që ka minj brenda, plehra dhe lagështirë.

“FJALËT nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e KATRAHURËS së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë. Ja, këto pamje/fakte ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre. Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë! Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë. KTHIM PAS NUK DO TË KETË! Puna për #ShëndetësinëQëDuam vazhdon?pa u ndalur kudo në Shqipëri! PS: Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të cilin Doktori “e deshi” dhe “e mbështeti” aq fort…”, shkruan Manastirliu.

Konferenca është zhvilluar sot paradite, ku ka marrë pjesë dhe Kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka premtuar se kur të vijë në pushtet do anulojë koncesionet në shëndetësi dhe do rrisë pagat e infermierëve dhe mjekëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca per shendetesine ogerta manastirliu pamjet nga spitali sali berisha konferenca per shendetesine ogerta manastirliu pamjet nga spitali sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2020, 12:20

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda G...