Meta: Etilda Gjonaj ka humbur besimin tim, të japë dorëheqjen brenda ditës së hënë (VD)
21 Shkurt 2020, 13:48Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar dorëheqjen e ministres Etilda Gjonaj, pasi sipas tij ka shkelur ligjin me botimin e vendimit të KED në fletoren zyrare. Kreu i shtetit ka paralajmëruar se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe shtoi se ka humbur besimin e tij.
“Në këtë tentativë për grusht shteti bazuar në provat që u bënë publike dje, rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejtë Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që Kushtetuta ia jep Presidentit. Sipas Kushtetutës, vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare, por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë që përmes falsifikimeve ka konsumuar disa vepra penale. Ministrja akuzohet për shpërdorim të detyrës, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë do depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë se Etilda Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit të Republikës, të shprehet me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen e saj me drejtësinë. Si një ish-ministre do doja që ajo të hetohej e lirë”, tha Meta.
(A.M. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me biznesmenin nga Vlora, Zamir Kornuzi, i cili ishte pronar i firmës së grumbullimit që do merrte mbetj...
TIRANË- Një delegacion i opozitës jashtëparlamentare ka zhvilluar sot një takim me raportuesen e Shqipërisë në Parlamentin Evropian. Pas takimit ish-depute...
TIRANË- Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Shqipëri ku është takuar me aktorë të ndr...
TIRANË- Është zhvilluar sot në Tiranë, Konferenca “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë të Fondacionit Konrad Adenau...
Politike21 Shkurt 2020, 12:20
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda G...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë sot në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, e cila është zhvilluar në bashkëpuni...
Tiranë- Zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi ka reaguar ndaj Taulant Ballës, pasi ky i fundit u shpreh se tubimi i 2 marsit është një kapriço e Presidenti...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nga konferenca “Sfida dhe vizione në shëndetësi” komentoi sot incidentin e ndodhur ditën e djeshme në Pallatin e Kong...
Kosovë- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kritikuar Edi Ramën për një postim në Facebook ku shprehet se pajtohet me një akademik shqiptar, i cili ka akuzu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga konferenca që u mbaj sot në Shtëpinë e Evropës ka folur për mosmarrëveshjet në rajon, por tha se duhen lënë të gjitha pas...