Politike

Opozita takon raportuesen e Shqipërisë në PE: Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme, mazhoranca po minon Reformën Zgjedhore

21 Shkurt 2020, 13:24 Nga DOSJA
Opozita takon raportuesen e Shqipërisë në PE: Zgjidhja janë

TIRANË- Një delegacion i opozitës jashtëparlamentare ka zhvilluar sot një takim me raportuesen e Shqipërisë në Parlamentin Evropian. Pas takimit ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha u shpreh se  maxhoranca po minon reformën zgjedhore  dhe këtë shqetësim e kishte ngritur dhe në tryezë me Santos.

“Unë i kërkova për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë reformën zgjedhore, që është një nga kushtet e Bundestagut për integrimin. më vjen shumë keq që për të minuar reformën zgjedhore mazhoranca përdor taktika, duke minuar reformën në drejtësi, me manipulime që i kemi parë ditët e fundit,dhe duke minuar Gjykatën Kushtetuese. Në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja, për të hequr nga minimi i reformës zgjedhore. për mua 15 marsi është që nesër, dhe reforma duhet votuar që nesër“, tha ish-deputetja Gjosha.

Në të njëjtin mendim ishte dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo, i cili u shpreh se ishte një takim i dobishëm dhe shtoi se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. “Patëm si opozita reale e Shqipërisë një takim të dobishëm me raporteren për Shqipërinë në PE. Ishte e dobishme për të theksuar informacione që Brukseli i ka. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. Ligje si ai i jep të drejtën të përgjojë qytetarët vend e pa vend, ligje për mediat, që synojnë të shkelin me këmbë dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese janë problem për hapjen e negociatave. Me institucione të PE-së s i opozitë reale do të kemi dialog të gjatë e të frytshëm“, ishte kjo deklarata e Pollos.

Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentin Evropian, ka zhvilluar në vizitë disa ditore në Tiranë ku është takaur me përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës. Isabel Santos pas takimit me opozitën zhvilloi një konferencë për mediat ku theksin e vuri tek bashkim i politikës shqiptare dhe tek përfundimi i Reformës Zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo isabel santos klajda gjosha opozita takon raportuesen e shqiperise ne pe genc pollo isabel santos klajda gjosha opozita takon raportuesen e shqiperise ne pe

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2020, 12:20

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda G...