Politike

Meta kërkoi dorëheqjen e Gjonajt, PD: Ministrja t’i lërë lojërat e SMS-ve me shefin, të tregojë pse shkeli ligjin dhe K

21 Shkurt 2020, 15:19 Nga DOSJA
Meta kërkoi dorëheqjen e Gjonajt, PD: Ministrja t’i

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se për momentin e vetmja gjë që duhet të bëjë SPAK është të hetojë krimin kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim zyrtar në emër të PD-së, Bardhi u shpreh se Gjonaj,për të cilën Presidenti Ilir meta kërkoi dorëheqjen, në vend të lojrave me sms-të e shefit, duhet të thotë pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën.

Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”- shprehet Bardhi.

Presidenti Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e ministres Etilda Gjonaj, pasi sipas tij ka shkelur ligjin me botimin e vendimit të KED në fletoren zyrare. Kreu i shtetit ka paralajmëruar se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Vetë ministrja Gjonaj u shpreh se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht kreut të shtetit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj gazmend bardhi ilir meta meta kerkon doreheqjen e gjonajt etilda gjonaj gazmend bardhi ilir meta meta kerkon doreheqjen e gjonajt

Sondazh

Poll

Politike 21 Shkurt 2020, 12:20

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda G...