Politike

21 Shkurt 2020, 12:20 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shtetit, është përfshirë dhe Etilda Gjonaj. Meta tha se Gjonaj ka urdhëruar vartësit e saj për publikimin e vendimit të KED në Fletoren Zyrtare, duke shkelur ligjin. 

Për këtë Meta shtoi se do depozitojë të hënën në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) një kallëzim penal për të. Kreu i Shtetit u shpreh se me provat janë njohur të gjithë dhe në SPAK do shkojnë dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë. 

Po ashtu Meta i kërkoi dorëheqjen Etilda Gjonajt pasi tha se ajo e ka humbur besimin e tij dhe nuk mund të vijojë të qëndrojë më në detyrë. Në fund ai u shpreh se Gjonaj do kallëzohet të hënën dhe është mirë të largohet nga detyra dhe të jetë e pandehur si ish-ministre e Drejtësisë. 

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i maxhorancës. Në disa deklarata dhe reagime për mediat, Meta ka thënë se maxhoranca ka bërë grusht shteti dhe ka rrëmbyer një mandat të Gjykatës Kushtetuese. Meta për grushtin e shtetit ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e ka kallëzuar në SPAK. Kreu i Shtetit njofton se në ditët në vijim do publikojë dhe prova të reja e do padisë zyrtarë të tjerë.

(A.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta kerkon doreheqjen e gjonajt meta konferecne 21 shkurt 2020 meta konference me gazetaret meta padit etilda gjonajn ilir meta meta kerkon doreheqjen e gjonajt meta konferecne 21 shkurt 2020 meta konference me gazetaret meta padit etilda gjonajn

Sondazh

Poll