Aktualitet

Dyshohet se manipuluan vota gjatë zgjedhjeve të dhjetorit, nis hetimi për pesë persona në Kosovë 

Aktakuza vjen pas javësh hetimesh jo vetëm në Shtime, por në disa rajone të Kosovës lidhur me dyshimet e mëdha për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilat detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërim të plotë votash.

18 Mars 2026, 14:24 Nga E.d
Dyshohet se manipuluan vota gjatë zgjedhjeve të dhjetorit, nis hetimi
Foto ilustruse

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave nën dyshimin se kishin falsifikuar një qendër numërimi në Shtime rezultatet votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës dhjetorin e kaluar.

Në një njoftim për media, Prokuroria i identifikoi të dyshuarit me inicialet Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R. Aktakuza vjen pas javësh hetimesh jo vetëm në Shtime, por në disa rajone të Kosovës lidhur me dyshimet e mëdha për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilat detyruan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërim të plotë votash.

Rinumërimi, edhe pse gjeti shumë mospërputhje, nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve e as të kandidatëve për deputetë.

Për çfarë akuzohen të dyshuarit në Shtime?

Të dyshuarit Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, akuzohen se më 30 dhjetor 2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë numërimit të votave në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, kishin vepruar në bashkëkryerje qëllimisht në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së.

Ata akuzohen se synonin ta shtrembëronin rezultatin e votave në Shtime përmes veprimeve të bashkërenduara dhe ndërlidhura me dy të dyshuarit e tjerë, Y.S., dhe B.V./REL

ferizaj prokuroria kqz

Sondazh

Poll