Aktualitet

FOTO/ Aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq/ Raportohet për të lënduar

Mësohet se, përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet se ka shkaktuar disa të lënduar, ndonëse numri i saktë dhe gjendja e tyre mbeten ende për t'u konfirmuar zyrtarisht.

18 Mars 2026, 13:38 Nga D.S
FOTO/ Aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq/ Raportohet për
Foto nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, konkretisht në afërsi të fshatit Lumalas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se, përplasja ka qenë e fortë dhe dyshohet se ka shkaktuar disa të lënduar, ndonëse numri i saktë dhe gjendja e tyre mbeten ende për t'u konfirmuar zyrtarisht.

Menjëherë pas lajmërimit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë për të dhënë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e plotë të përplasjes dhe shkaqet që çuan në këtë incident rrugor./Dosja.al

aksident korce maliq korce

Sondazh

Poll