Aktualitet

I dyshuar për lidhje me ISIS/ Kush është Ylli Zalla që i shpëtoi rrethimit të policisë në Fushë-Krujë

Edhe pse forcat e policisë rrethuan zonën, Zalla arriti t’i shpëtonte ndërhyrjes në momentet e fundit, duke u larguar në drejtim të paditur.

18 Mars 2026, 13:27 Nga D.S

I dyshuar për lidhje me ISIS/ Kush është Ylli Zalla që i

KRUJË- Specialistët për Hetimin e Krimeve ushtruan kontroll në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në zonën e Zallës, Fushë Krujë, pas lokalizimit të vendndodhjes së tij. Edhe pse forcat e policisë rrethuan zonën, Zalla arriti t’i shpëtonte ndërhyrjes në momentet e fundit, duke u larguar në drejtim të paditur.

Gjatë këtij operacioni, në oborrin e banesës së tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor për armëmbajtje pa leje. 12 vjet më parë, ai është arrestuar për prodhim të bombave artizanale dhe përfshirje në trafikun e drogës. Për më tepër, emri i tij është lakuar në të kaluarën për dyshime mbi lidhje me grupin terrorist ISIS dhe rekrutimin e shqiptarëve si dhe për kërcënime me jetë ndaj sipërmarrësve në zonën e Fushë-Krujës.

Aktualisht, Policia ka njoftuar se operacioni për kapjen e tij vijon me intensitet të lartë në të gjithë zonën dhe pikat kufitare. Bëhet me dije se, po kryhen hetime të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar pasojat ligjore që rëndojnë mbi të dyshuarin./Dosja.al

ylli zalla

Sondazh

Poll