18 Mars 2026, 12:43
Nga D.S

Autoritetet në Kosovë i kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) të mërkurën, si pjesë e një aksioni ndaj agjencisë lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e dokumenteve.
Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari, si dhe dy zyrtarë të tjerë janë shoqëruar për në stacionin policor për t’u marrë në pyetje, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Paraprakisht, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se bastisja në ARBK po zhvillohej për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Shala nuk ka treguar se cilat janë funksionet e zyrtarëve të tjerë, por ka bërë të ditur se aksioni i Prokurorisë është ende duke vazhduar.
“Prokurori do t'i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në lidhje me rastin”, tha ajo.
Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë hollësi rreth keqpërdorimeve të dyshuara në këtë agjenci.
ARBK-ja është institucioni kryesor për regjistrimin dhe administrimin e bizneseve në Kosovë, dhe vepron nën Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë./REL
autoritetet e kosoves
Aktualitet
18 Mars 2026, 11:56
D.S
GJERMANI- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Bal...
Aktualitet
18 Mars 2026, 11:48
D.S
TIRANË- Urim Meta, i cili u prangos një ditë më parë pas një operacioni policor në fshatin Shëngjergj, ka pranuar...
Aktualitet
18 Mars 2026, 10:40
I.A
Reshjet e bores
KORÇË- Dimri akoma nuk është larguar nga vendi jonë edhe pse jemi në sezon pranvere. Ditën e sotme res...
Aktualitet
18 Mars 2026, 10:19
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të marrë masa të për të ...
Aktualitet
18 Mars 2026, 09:30
D.S
Foto nga vendngjarja
LUSHNJË- Një aksident ka ndodhur në Bypass në Lushnjë, ku një mjet tip Benz ka goditur Odisa Petr...
Aktualitet
18 Mars 2026, 09:17
D.S
Istref Zekaj
AUSTRI- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një kantier ndërtimi...
Aktualitet
18 Mars 2026, 09:13
D.S
Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Q...
Aktualitet
18 Mars 2026, 08:53
D.S
FIER- Policia e Fierit arrestoi në flagrancë Odise Hajdarin, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se shpërndante l...
Aktualitet
18 Mars 2026, 08:24
D.S
BERAT- Një plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen “Barrikadë” në Berat, ku një 48-vjeçar mbeti i l...
Aktualitet
18 Mars 2026, 07:56
D.S
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të c...