Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vjenë/ Shembja e kantierit u mori jetën punëtorëve, tre prej viktimave janë shqiptarë (EMRAT)

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, ka bërë të ditur se tre prej viktimave janë shqiptarë të Kosovës

18 Mars 2026, 09:17 Nga D.S
Aksidenti tragjik në Vjenë/ Shembja e kantierit u mori jetën
Istref Zekaj

AUSTRI-  Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona. Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, ka bërë të ditur se tre prej viktimave janë shqiptarë të Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare nga autoritetet austriake, aksidenti ndodhi në distriktin Alsergrund. Shembja e një pjese konstruksioni zuri poshtë punëtorët që ndodheshin në vendin e punës.

Autoritetet konfirmuan se tre viktimat e aksidentit të djeshëm janë shqiptarë të Kosovës. Fillimisht u bënë publik emrat e Pajtim Bajramit, 36 vjeç dhe Asllan Musliut, 49 vjeç, ndërsa më vonë Ambasada njoftoi se edhe viktima e tretë është identifikuar si Istref Zekaj./Dosja.al

sehmbja e kantierit ne vjene vaksinimi ne austri humbin jeten 3 shqiptaret ne vjene

Sondazh

Poll