Aktualitet

Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë (EMRI)

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve dhe është transportuar drejt spitalit të Lushnjës.

18 Mars 2026, 09:30 Nga D.S

Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplas 43-vjeçarin që

Foto nga vendngjarja

LUSHNJË- Një aksident ka ndodhur në Bypass në Lushnjë, ku një mjet tip Benz ka goditur Odisa Petro, 43 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ka marrë dëmtime në pjesën e këmbëve dhe është transportuar drejt spitalit të Lushnjës.

Burimet spitalore bëjnë me dije se, gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë humbja e kontrollit të biçikletës që drejtonte 43-vjeçari, duke dalë në korsinë ku udhëtonte automjeti./Dosja.al

 

aksident ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll