Aktualitet

"Kisha nevojë për para"/ U arrestua me armë zjarri dhe tritol, Urim Meta: Do shiteshin në Maqedoninë e Veriut

Gjatë dëshmisë para grupit hetimor, ai ka deklaruar se mjetet luftarake kishin si destinacion final tregun në Maqedoninë e Veriut.

18 Mars 2026, 11:48 Nga D.S

"Kisha nevojë për para"/ U arrestua me armë zjarri dhe

TIRANË- Urim Meta, i cili u prangos një ditë më parë pas një operacioni policor në fshatin Shëngjergj, ka pranuar autorësinë e krimit që në momentet e para të arrestimit. Gjatë dëshmisë para grupit hetimor, ai ka deklaruar se mjetet luftarake kishin si destinacion final tregun në Maqedoninë e Veriut.

I akuzuari, ka shpjeguar se përfshirja e tij në këtë rrjet trafiku erdhi si pasojë e nevojës për para, duke treguar edhe skemën e përfitimit, ku çdo kallëp tritoli ishte planifikuar të shitej kundrejt shumës prej 500 eurosh. Përsa i përket bashkëautorëve, Meta mohoi se i njihte duke u shprehur se nuk kishte dijeni për identitetin e personave që do t'i prisnin armët në shtetin fqinj.

Policia bëri të mundur bllokimin e 4 kallëpëve tritol, 2 armëve zjarri dhe një sasie prej 1500 fishekësh.“Do i çoja deri atje, paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër pasi të dorëzoja armët dhe municionet”, është shprehur 46-vjeçari./Dosja.al

 

 

do shiteshin në maqedoninë e veriut urim meta

Sondazh

Poll