Politike

“Do sjell Zahon këtu”, Rama “magjepset” nga Shtëpia e Evropës: Do kuptojë se ç’është BE (VD)

21 Shkurt 2020, 10:49 Nga DOSJA
“Do sjell Zahon këtu”, Rama “magjepset” nga

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga konferenca që u mbaj sot në Shtëpinë e Evropës ka folur për mosmarrëveshjet në rajon, por tha se duhen lënë të gjitha pas dhe të ecet përpara. “I dimë mosmarrëveshjet, por e dimë se sa gjëra të përbashkëta kemi me njëri-tjetrin dhe sa gjëra mund të bëjmë së bashku, sa më shumë gjëra të mira të bëjmë për njerëzit, aq më shumë jemi në një vend më të mirë edhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet, jam i sigurt, se kështu njohim njëri-tjetrin dhe bindim njëri tjetrin”- ishte kjo fjala e Ramës.

Për Ramën e shkuara është e shkuar dhe duhet lënë pas dhe tani të gjithë duhet të kenë një drejtim që është ai drejt BE-së.  Më tej ai tha se ishte hera e parë që shkonte në Shtëpinë e Evropës dhe i pëlqeu shumë.

Kryeministri shtoi se djalin e tij të vogël, Zahon do ta merrte një ditë me vete e t’i tregonte se ç’është Evropa, duke bërë një vizitë në Shtëpinë e Evropës. “Do ta sjell djalin tim të vogël që të vijë e të kuptojë se çfarë është BE, duhet të hedhim hapat me kujdes që të mos i shqetësojmë të tjerët”, ishte kjo fjala e kreut të qeverisë.

Deklarata u bë gjatë një takimi të mbajtur sot në Shtëpinë e Evropës, në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, të cilët janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e keshillit rajonal ne tirane zaho rama edi rama konferenca e keshillit rajonal ne tirane zaho rama

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2020, 18:09

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët e partisë që ai drejton i është bashkuar tubimi të Lëvizjës Studentore tek Teatri Kombëtar 20 vj...