Politike

“Shumë do fillojnë të bëjnë zhurmë”, Rama tregon rëndësinë e PPP-ve: Krijojnë iniciativa të reja (VD)

21 Shkurt 2020, 10:13 Nga DOSJA
“Shumë do fillojnë të bëjnë zhurmë”,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në takimin që është mbajtur sot në Shtëpinë e Evropës, në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, të cilët janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë konferencë Rama nuk ka lënë pa folur dhe për Partneritetin Publik Privat, ku u shpreh se është  shumë i rëndësishëm në ekonomi, edhe pse shumë nuk bien dakord me të dhe tha se për këtë deklaratë do ta shanin. Kreu i qeverisë u shpreh se PPP-të krijojnë iniciativa të reja dhe kushte të reja për punësimin.

Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurme, për hir të luftërave ose analizave që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që ti kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshëm. PPP janë ato që do të mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në këtë takim ka qenë e pranishme dhe Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit, e cila tashmë mban postin e kryetares së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në fund të takimit Rama bëri dhe një batutë me Bregun duke thënë “e dashur armike, që ke ardhur si mike”. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e keshillit rajonal ne tirane ppp-te rama dhe ppp-te edi rama konferenca e keshillit rajonal ne tirane ppp-te rama dhe ppp-te

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2020, 18:09

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët e partisë që ai drejton i është bashkuar tubimi të Lëvizjës Studentore tek Teatri Kombëtar 20 vj...

Politike 20 Shkurt 2020, 17:34

TIRANË – Partia Demokratike  ka reaguar me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhit lidhur me dokumentet e publikuara sot nga presidenti Ilir Met...