Politike

“Shumë do fillojnë të bëjnë zhurmë”, Rama tregon rëndësinë e PPP-ve: Krijojnë iniciativa të reja (VD)

  • Rama ‘thumbon’ Majlinda Bregun: Faleminderit zonja armike, që ke ardhur si mike
  • ‘Do sjell Zahon’, Rama ‘magjepset’ nga Shtëpia e Evropës: Do kuptojë se ç’është BE
  • Në këtë konference Rama nuk ka lënë pa folur dhe për Partneritetin Publik Privat, ku u hspreh se janë shumë të rëndësishme në ekonomi dhe pse shumë nuk bien dakord me të, dhe tha se për këtë deklaratë do ta shanin.
    Featured image of article: “Shumë do fillojnë të bëjnë zhurmë”, Rama tregon rëndësinë e PPP-ve: Krijojnë iniciativa të reja (VD) Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në takimin që është mbajtur sot në Shtëpinë e Evropës, në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, të cilët janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

    Në këtë konferencë Rama nuk ka lënë pa folur dhe për Partneritetin Publik Privat, ku u shpreh se është  shumë i rëndësishëm në ekonomi, edhe pse shumë nuk bien dakord me të dhe tha se për këtë deklaratë do ta shanin. Kreu i qeverisë u shpreh se PPP-të krijojnë iniciativa të reja dhe kushte të reja për punësimin.

    Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurme, për hir të luftërave ose analizave që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që ti kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshëm. PPP janë ato që do të mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”, u shpreh kreu i qeverisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në këtë takim ka qenë e pranishme dhe Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit, e cila tashmë mban postin e kryetares së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në fund të takimit Rama bëri dhe një batutë me Bregun duke thënë “e dashur armike, që ke ardhur si mike”. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment