Politike

‘Qen rrugësh’/ Blushi reagon ashpër ndaj analistëve pas kritikave për Metën: S’mund t’i ndalojmë të lehin, edhe k

21 Shkurt 2020, 07:25 Nga DOSJA
‘Qen rrugësh’/ Blushi reagon ashpër ndaj analistëve

Tiranë- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi  ka reaguar ashpër ndaj zërave kritikë të Metës, duke i quajtur ata qenë rrugësh. “Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Ky reagim i Blushit vjen pas kritiave të fundit të Baton Haxhiut dhe Frrok Çupit.  Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, analisti Frrok Çupi’  bëri akuza të forta ndaj Ilir Metës, ku u shpreh se ka bërë krime të shumta dhe për të shpëtuar po kërkon të bëjë presion dhe të krijojë destabilitet. Ndërsa Baton Haxhiu në “Opinion”  deklaroi s lëvizja e radhës e presidentit Meta është moralisht problematike dhe politikisht legjitim. Ai tha në emisionin Meta i bën një lloj shantazhi opozitës.

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta dhe Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dolën në një deklaratë për mediat, ku publikuan dokumente të reja për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dervishi tha se këto janë prova të reja për shkeljet e Kushtetutës dhe paralajmëroi padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu tha se dhe Dvorani ka bërë shkelje të tjera.

Ndëra dy ditë më parë  Presidenti Ilir Meta  i bëri thirrje popullit  që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu ilir meta tedi blushi baton haxhiu ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2020, 18:09

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët e partisë që ai drejton i është bashkuar tubimi të Lëvizjës Studentore tek Teatri Kombëtar 20 vj...

Politike 20 Shkurt 2020, 17:34

TIRANË – Partia Demokratike  ka reaguar me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhit lidhur me dokumentet e publikuara sot nga presidenti Ilir Met...