Politike

Thirrja e Metës për tubim/ Balla: 2 marsi kapriço personale e Presidentit, e ka shndërruar Presidencën në një prej selive

21 Shkurt 2020, 10:25 Nga DOSJA
Thirrja e Metës për tubim/ Balla: 2 marsi kapriço personale e

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se  tubimi i thirrur nga Ilir Meta më 2 mars, është kapriço personale e presidentit. Balla theksoi se tashmë të gjithë e dinë që Meta e ka shndërruar Presidencën në një prej selive opozitare.

“Rruga europiane e Shqipërisë është sot më e sigurt se kurrë,kemi ecur në këto vite në momente të rëndësishme. Gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria mori statusin e vendit kandidat, që kishte shumë vite që nuk e merrte. Duhet të lemë kaptriçot personale dhe të fokusohemi tek integrimi. Unë dua t’ju them shumë qartë, mos harxhoni më kohë kot me transmetime pafund, histori idiotësie me grushte shteti, por duhet të jemi në një moment ku vëmendja e shqiptarëve tek procesi i rindërtimit. Duhet të jemi bashkë që të fokusohemi tek njerëzit që kanë nevojë. Presidenti aktual është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës. Askush nuk e mohon që Meta e ka shndërruar Presidencën në një prej selive opozitare. Meta mund të marrë pjesë lirisht edhe në tryezat që zhvillon Basha. Nuk dua të komentoj problemet e brendshme të opozitës. Ilir Meta duhet të ndajë përfundimisht nëse do të vazhdojë të jetë një nga liderët e opozitës apo të vijojë si president i Republikës. Ai është një institucion në hetim parlamentar, në një republikë parlamentare, sipas Kushtetues, për shkelje të rënda të Kushtetutës. Në rast se Komisioni Hetimor i gjen shkelje, bazuar në hetimin që po bën, në vijim të praktikës, dhe nëse Kuvendi voton me 94 vota shkarkimin, kjo procedurë kalon në Gjykatën Kushtetuese. Në aspektin e paanësisë, gjithë beteja e presidenti me përpjekje për të mbrojtur Kushtetutës, është se po sulmon gjyqtarin e çështjes. Hallet e shqiptarëve janë tërësisht të ndryshme nga halli i Metës.”, u shpreh ai.

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje herë pas here popullit që të jetë prezent në bulevard më 2 mars. Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta  i bëri thirrje popullit  që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti. Ndërsa, ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta dhe Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dolën në një deklaratë për mediat, ku publikuan dokumente të reja për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Dervishaj tha se këto janë prova të reja për shkeljet e Kushtetutës dhe paralajmëroi padi në SPAK për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu tha se dhe Dvorani ka bërë shkelje të tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta taulant balla thirrja e metës për 2 marsin ilir meta taulant balla thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2020, 18:09

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët e partisë që ai drejton i është bashkuar tubimi të Lëvizjës Studentore tek Teatri Kombëtar 20 vj...

Politike 20 Shkurt 2020, 17:34

TIRANË – Partia Demokratike  ka reaguar me anë të sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhit lidhur me dokumentet e publikuara sot nga presidenti Ilir Met...