Politike

Rama ‘thumbon’ Majlinda Bregun: Faleminderit zonja armike, që ke ardhur si mike (VD)

21 Shkurt 2020, 10:28 Nga DOSJA
Rama ‘thumbon’ Majlinda Bregun: Faleminderit zonja armike, që

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një konferencë të zhvilluar në Shtëpinë e Europës, e cila organizohej nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror. Në takim merrte pjesë dhe kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ku Rama nuk la pa e përmendur.

Në fund të takimit, kreu i qeverisë tha se Bregu është armike, por sot ka ardhur si mike.  “Faleminderit shumë zonja armike që ke ardhur këtu si mike. Të gjithë armiqtë e mëparshëm mund të kujtojnë të shkuarën, por duhet të mendojnë për të ardhmen”, u shpreh Rama.

Majlinda Bregu para se të bëhej kryetare e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka qenë ministre e Integrimit, e zgjedhur nga Partia Demokratike.

Deklarata u bë gjatë një takimi të mbajtur sot në Shtëpinë e Evropës, në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror, të cilët janë bashkuar për t’i dhënë udhë përshpejtuesit të konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e keshillit rajonal ne tirane majlinda bregu rama batuta me bregun edi rama konferenca e keshillit rajonal ne tirane majlinda bregu rama batuta me bregun

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2020, 18:09

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët e partisë që ai drejton i është bashkuar tubimi të Lëvizjës Studentore tek Teatri Kombëtar 20 vj...